10:39 / E Enjte, 04 Janar 2018 / indeksADMonline

Në Gjilan i dehuri nuk dëgjon policët, arrestohet

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në rrugën “Avdullah Tahiri” në Gjilan, i cili derisa ishte i dehur nuk ka dëgjuar urdhrat e policëve.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin e tij  (nën ndikim të alkoolit), nuk i ka respektuar urdhëratë e zyrtarëve policor në një pikë kontrolli të veturave.  Me vendimin  e prokurorit, i dyshuari  është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Indeksonline/