23:49 / E Hënë, 08 Mars 2021 / OSH

Në Greqi vdes një foshnjë 37-ditëshe nga COVID-19

Një foshnjë 37-ditëshe në Greqi ka vdekur si pasojë e COVIDIT-19. Foshnja ishte e shtruar në spitalin për fëmijë “Aghia Sofia” në Athinë dhe ishte në respirator, përcjellin mediat e huaja.

Kjo është viktima më e re në Greqi si pasojë e COVIDIT-19.

Në 24-orët e fundit, në Greqi kanë vdekur 39 persona si pasojë e koronavirusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 6.797.

Ndërkohë, numri i të prekurve me COVID-19 në 24-orët e fundit është 1.165, kurse numri i përgjithshëm 206.281.