“Ne jemi ende Rocky Balboa, jo Ivan Drago”, Klopp ia pranon Guardiolës
Jurgen Klopp insiston se Manchester City është ende peshë e rëndë në garën e titullit, duke deklaruar: “Ne jemi ende Rocky Balboa, jo Ivan Drago”.
Reds, finalistët e Ligës së Kampioneve, kanë shpenzuar 170 milionë funte gjatë verës për të forcuar skuadrën e tyre, duke synuar titullin kampion pas 28 vitesh.
Menaxheri i Liverpool nuk është duke u larguar nga ambicia e klubit të tij për t’u bërë kampion i Premier Ligës.
Por, pavarësisht se janë shpenzuesit më të lartë të verës, ai ende beson se nuk janë më të mirët.
“Shumë njerëz mendojnë se vetëm që kemi qenë aktiv në afatin kalimtar, ne do të jemi sfiduesit më të mëdhenj të Cityt, por kjo është pjesë e biznesit. Kjo nuk vendos asgjë.
“Kampionët janë Manchester City dhe ata nuk humbën asnjë lojtar dhe sollën [Riyad] Mahrez në mënyrë që ata të mos jenë më të dobët. Ne pamë lojën [Community Shield] kundër Chelsea dhe të dyja palët ishin mbresëlënëse.
“Ne jemi ende Rocky Balboa dhe jo Ivan Drago. Ne jemi ata që duhet të bëjmë më shumë dhe të luftojmë më shumë, ky duhet të jetë qëndrimi ynë” , deklaroi Klopp. /IndeksOnline/