14:06 / E Diele, 24 Qershor 2018 / indeksADMonline

Në këtë orë pritet të fillojë takimi Thaçi-Vuçiq në Bruksel [Foto]

Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq janë duke qëndruar në Bruksel në kuadër të fazës së fundit të dialogut për normalizimin  e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Takimi i tyre pritet të fillojë prej orës 14:45 minuta, raporton Indeksonline.

Për këtë takim Indeksonline do të raportojë Live nga Brukseli.

Ndryshe, para disa ditësh, Thaçi ka thënë se një nga temat që do të diskutohen në këtë takim është edhe demarkacioni me Serbinë.

Po ashtu, në këtë format Thaçi dhe Vuçiq po takohen që dy herë brenda një viti teksa pritet që  Vuçiq fillimisht të mbajë një takim me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian Frederica Mogherini dhe pastaj të takohet me delegacionin e Kosovës./Indeksonline/