15:02 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Në këtë pjesë të Shqipërisë, bora arrin 40 centimetra (Video/Foto)

Shfaqen problemet e para me qarkullimin per shkak te bores dhe ngricave. Reshjet e dëborës krijuan mbrëmjen e kaluar vështirësi lëvizjeje në Qafën e Llogarasë, nderkohe qe mengjesin e sotem pati probleme ne Qafe Kashar-Rinas.

Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe kompanisë së mirëmbajtjes ndërhynë menjëherë duke garantuar zhbllokimin e aksit.

Kalimi aktualisht vazhdon normalisht ndërsa është me rëndësi lëvizja e kujdesshme e mjeteve dhe përdorimi i zinxhirëve.

Ja situata e kalueshmerise ne akset kombetare deri tani, ora 14:00.

Situata në Dibër

Sakaq, dëborë ka rënë edhe në Qarkun e Dibrës, ku trashësia arrin deri në 40 centimetra.

Reshjet më të dendura të dëborës janë shënuar në Peshkopi dhe Bulqizë, ku trashësia ka arritur deri në 10 cm.

Rrugët kombëtare janë të kalueshme, ndërsa aksi Peshkopi-Kukës dhe Peshkopi-Librazhd kalohet me zinxhirë.

 

bora

bora1

bora2

bora3

bora4

bora5

bora6

bora7

bora8

  

Temat: