12:10 / E Diele, 31 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Në këto vende tashmë ka arritur 2018-ta, shikoni pamjet! [Foto/Video]

Samoa dhe disa vende të Kiribatit, janë dy shtetet e Oqeanit Paqësor, të cilat pritën të parat Vitin e Ri 2018-të.

Vendet e para në botë që futen në vitin 2018, janë ishujt e Kiribatit dhe Samoa dhe pas tyre po bëhen gati të festojnë Zelanda e Re dhe Australia e më pas Japonia.

Ndër vendet e fundit që festojnë janë ishujt Hauai. Në Zelandën e Re fishekzjarret pritet të hidhen pas rreth 3 orësh, ndërsa në Australi ku festohet 4 orë më vonë, autoritetet po bëhen gati ta presin natën e ndërrimit të viteve nën masa tepër të larta sigurie.
Në Sidnej, më se 2 mijë policë po patrullojnë zonën bregdetare pas një serie kontrollesh anti-terror.

Një 40-vjeçar u arrestua më herët në aeroportin e Sidnejit për shkak se kishte kërcënuar online për sulme gjatë festimeve të Vitit të Ri.

Më se 1 milion e gjysmë persona pritet të mblidhen për të parë shfaqjen e hedhjes së 7 tonë fishekzjarreve sot në kryeqytetin australian.

Më poshtë pamjet festive nga shteti i Zelandës së Re:

/Indeksonline/