11:03 / E Premte, 15 Tetor 2021 / B O

Në mot me shi, sot rikthehet Superliga e Kosovës me dy ndeshje interesante

As rënia e temperaturave dhe moti me shi nuk do të ndalojë Superligën e Kosovës në futboll. BKT Superliga rikthehet në aksion sot me dy ndeshjet e para të xhiros së nëntë.

Ulpiana do të luaj për herë të këtë edicion në stadiumin e qytetit në Lipjan.

Lipjanasit do të jenë nikoqir të skuadrës gjilanase Drita me fillim nga ora 13:00.

Vendasit në këtë takim vijnë pas humbjes 1-0 nga Feronikeli, derisa Drita pas barazimit pa gola 0-0 me Prishtinën.

Interesant pritet të jetë edhe sfida në Skenderaj, ku Drenica do të jetë nikoqire e Feronikelit.

Drenica vjen në këtë takim pas humbjes nga Ballkani dhe kërkon të rikthehet te fitoret.

Në anën tjetër Feronikeli pas fitores ndaj Dukagjinit kërkon të vazhdojë ecurinë e rezultateve të mira dhe udhëton në Bajram Aliu për të shkaktuar befasi.