18:19 / E Enjte, 08 Mars 2018 / indeksADMonline

Në mungesë të nënës, Morena Taraku me dhurata për kunatën (Foto)

Një nga femrat më të komentuara, por sigurisht edhe më joshëse të show bizit shqiptar është edhe ish-missi Morena Taraku. Ajo përveç fotografive provokuese, shpesh ka treguar që është edhe një vajzë e përkushtuar ndaj familjes, shkruan Indeksonline.


Morena, e cila shpesh në intervista e ka shprehur mallin që ndjen ndaj nënës së saj së ndjerë, sot në “Ditën e Nënës”, në mungesë të saj, i ka bërë një dhuratë një personi tjetër të dashur për të, kunatës së saj.


Morena përmes një fotografie të postuar në rrjetin e saj social Instagram, ka treguar disa dhurata, duke përfshirë dhe lule që i ka blerë nuses së vëllait të saj. E duke e ditur që Morena bën jetë luksozë, sigurisht të gjitha këto dhurata kanë një kosto të lartë./Indeksonline/