Në një fund dramatik, Kosova mposhtet nga Rumania
Përfaqësuesja e Kosovës kanë pësuar humbje nga Rumania.
Në ndeshjen e zhvilluar në ”Arena Antonio Alexe”, Kosova u mposhtë me rezultat, 88-83.
Çerekun e parë, djelmoshat e Damir Mulaomerovic e nisën mbarë çerekun e parë duke e fituar me rezultat, 14-17, ndërsa në çerekun e dytë pësuan humbje me rezultat, 21-18.
Edhe në çerekun e tretë, Kosova u mposhtë me rezultat, 24-18, kurse me një pikë më shumë, Kosova e fitoi çerekun e katërt me rezultat, 30-29.
Ndeshjen e radhës, Kosova e zhvillon kundër Maqedonisë më 2 dhjetor./IndeksOnline/