18:23 / E Diele, 28 Tetor 2018 / indeksADMonline

Në oborrin e pjesëtarit të FSK-së në Mitrovicë gjendet një mjet i pashpërthyer

Një mjet i pashpërthyer është gjetur  mbrëmë në oborrin e shtëpisë së një pjesëtari të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në veriun e Mitrovicës.

Kjo është konfirmuar për Indeksonline nga zëdhënësi i Ministrisë së FSK-së, Ibrahim Shala.

Shala ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur pikërisht në Lagjen e Boshnjakëve dhe se policia ka arritur ta demolojë mjetin e pashpërthyer.

“Po është e vërtetë se është gjet një mjet i pashpërthyer në oborrin e pjesëtarit të FSK-së i komunitetit boshnjak në Lagjen e Boshnjakëve. Policia e ka demoluar mjetin e pashpërthyer. Me rastin është duke u marrë Policia e Kosovës”, ka thënë Shala.

Ndryshe ky nuk është incidenti i parë i cili është bërë në drejtim të pjesëtarëve të FSK-së në Kosovë./Indeksonline/