11:54 / E Mërkurë, 29 Gusht 2018 / indeksADMonline

Në përfundim të mandatit, Delawie nderohet nga Kryeministri Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, i cili është në përfundim të mandatit si ambasador në Kosovë.

Me këtë rast, Kryeministri Ramush Haradinaj në shenjë falënderimi për kontributin e tij gjatë këtyre viteve, i ka dhuruar hartën e Kosovës.

Ndryshe, Delawie në mars të vititn 2015 ishte propozuar nga Presidenti Obama për postin e ambasadorit në Kosovë. /Indeksonline/