20:44 / E Shtunë, 09 Qershor 2018 / indeksADMonline

Në Prishtinë ndizen qirinj për Fadil Vokrrin

Familjarë e qytetarë do të ndezin qirinj sonte në Prishtinë pas vdekjes së legjendës së futbollit kosovar Fadil Vokrri.

Miq e qytetarë të shumtë do të përkujtojnë Fadil Vokrrin në orën 21:00 para Teatrit Kombëtar në Prishtinë.

Vokrri, vdiq mëngjesin e sotëm pas një sulmi në zemër.

Ai ishte 57 vjeç.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet ditën e diele.