09:08 / E Martë, 24 Korrik 2018 / indeksADMonline

Në Prizren një person pengon arrestimin e djalit të tij

Përmes raportit 24 orësh Policia ka bërë të ditur se dje në Prizren është arrestuar një mashkull, pasi ka penguar policët gjatë arrestimit të djalit të tij.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes.

“Rr. “Flamuri”, Prizren 23.07.2018-10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka penguar zyrtaret policore gjatë arrestimit të djalit të tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin policor./Indeksonline/