23:21 / E Enjte, 16 Gusht 2018 / indeksADMonline

Në Serbi fëmijët po trajnohen për luftë [Video]

Në Serbi dikush po i bënë gati fëmijët për luftë. Madje, po organizon edhe kampe ku po trajnohen për përdorimin e armëve.
E vështirë se ndonjëri nga ta ka mbushur 18 vjet. Por pavarësisht kësaj, këta fëmijë dhe të rinj po mësohen se si të luftohet.

Diku në malet e Zlatiborit në Serbi ata mësojnë se si bëhen aksione dhe beteja të armatosura, e se kush është armiku i tyre nuk dihet. Por rregullat e trajnimit fushor janë strikte.

Bëhet fjalë për 10 vajza e 34 djem që janë pjesë e ushtrimit të thirrur nga organizatat e veteranëve të luftës në Serbi.

Atyre u doli në ndihmë komuna e Zlatiborit ndërsa u tha se inspirimi iu erdhi nga rusët.
Pjesë e taktikave dhe strategjive të tyre të ushtrimeve janë edhe armët e gjata dhe revolet.

Ushtrimi kundërthënës do të vazhdojë deri në 18 gusht e autoritetet e sigurisë në Beograd nuk e kanë komentuar fare ngjarjen e Zlatiborit.