11:45 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

Në shitje kompania e famshme për pjesë të veturave, çmimi 6.2 miliardë euro

Kompania e famshme për pjesë të veturave, “Magneti Marelli” është në shitje. 6.2 miliardë euro është vlera e saj në treg.

“Magneti Marelli” është e specializuar në prodhimin e teknologjisë së ndriçimit, transmetimit të energjisë dhe elektronikës të teknologjisë së lartë.

Kompania numëron plot 65 mijë punëtorë, ndërsa ka bashkëpunim me shumë kompani të famshme të veturave.

Në vitin 2016, “Samsung Electronics” bëri përpjekje për të blerë “Magneti Marelli”, por kompania koreane nuk ishte e interesuar në të gjithë kompaninë, por vetëm për disa nga divizionet e saj./Indeksonline/