75 Mall Live Search
21:16 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Në Shqipëri tallen me Panucin, kjo video ka bërë bujë në rrjetet sociale

Humbja e thellë dhe temperuese e Shqipërisë në përballjen ndaj Skocisë me rezultatin 0-4, nuk harrohet kollaj.

Jo vetëm për mbylljen e shëmtuar të një fushate të dështuar në edicionin e parë të kompeticionit të Ligës së Kombeve, por edhe për shkak të jehonës mediatike.

Një paraqitje e rëndomtë ajo e kuqezinjve, që u shoqërua me kontestime, vërshëllima dhe thirrje të tifozëve kundër trajnerit Christian Panucci.

Dhe pikërisht me këtë të fundit protagonist kryesor, “NGOP TV” ka publikuar një debat të improvizuar komik mes teknikut Italian dhe një gazetari në konferencë për mediat. Një dublim fantastik, që vë theksin te shqetësimi i shqiptarëve për Shqipërinë dhe indiferentizmin e materialzimin e italianit.