16:16 / E Diele, 25 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Në temperatura shumë të ftohta, Podujeva pa energji elektrike (Video)

Komuna e Podujevës ka disa ditë që po përballet me reduktime të shumta të energjisë elektrike.

Vetëm gjatë ditës së sotme, Podujeva ka më shumë se pesë orë që po përballet me mungesë të energjisë elektrike, shkruan Indeksonline.

Ndryshe duhet përkujtuar se përgjatë këtyre temperaturave të ftohta që po mbretërojnë në vend ka shumë familje të cilat përdorin energjinë elektrike për ngrohje, e reduktimet e vazhdueshme ua pamundësojnë këtë gjë atyre, transmeton Indeksonline.

Përpos komunës së Podujevës ka edhe disa komuna të tjerë në vend të cilat po përballen me mungesë të energjisë elektrike, përderisa në këto temperature deri në -5 gradë, energjia elektrike është mëse e nevojshme./Indeksonline/