00:14 / E Diele, 16 Qershor 2019 / indeksADMonline

Në vend të kartonit nxjerr palomën, forja e vitit nga Genc Nuza

Sonte është zhvilluar ndeshja për bamirësi ndërmjet ekipit të Granit Xhakës dhe Milot Rashicës, me takimin që u mbyll baras 4:4.

Ndeshja ishte shumë interesante, ku përpos golave kishte edhe momente të lezetshme.

Për një të tillë u përkujdes gjyqtari i takimit, Genc Nuza.Nuza është gjyqtari më mirë në futbollin kosovar, madje ai mban edhe stemen e FIFA-s.

Gjatë një dueli në mes Milot Rashicës dhe Muharem Sahitit, intervenoi Nuza ku u mendua që do ta ndëshkojë me karton Sahitin por gjesti i tij ishte epik, në vend kartonit nxori palomën duke fshirë djerstë.

Ky veprim i tij bëri që gjithë stadiumi të shperthente në duartrokitje.