75 Mall Live Search
12:18 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Nehat Thaçi pjesëmarrës në takimin regjional të shërbimeve korrektuese në Holandë

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK), Nehat Thaçi, po merr pjesë në takimin regjional treditor të organizuar nga Komiteti i Helsinkit në Holandë dhe Agjencia e Kujdestarisë së Ministrisë së Brendshme dhe Drejtësisë së Holandës, për institucionet e shërbimit korrektues të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë.

Tema e këtij takimi është “Drejt një ambienti të sigurt të burgut, stimulues dhe rehabilitues për fëmijët dhe të miturit që bien në konflikt me ligjin në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, 2017-2021”.

Nehat Thaçi, drejtor i ShKK, ka kontribuar në takim duke pasqyruar zhvillimet në institucionet e ekzekutimit të sanksioneve në Republikën e Kosovës, të arriturat dhe sfidat për të miturit, të këtij shërbimi tejet të rëndësishëm në pajtim me misionin për risocializimin e të miturve dhe rikthimin e tyre në familje dhe shoqëri pas mbajtjes së sanksioneve.

“Delikuenca e të miturve është sfidë të cilën ne e trajtojmë me prioritet. Angazhimin  ynë është i lidhur me institucionet tjera edukative dhe arsimore, me edukimin profesional në veçanti me psikologët e pedagogët që trajtimi i të miturve të jetë në pajtim me të arriturat dhe vlerat demokratike të vendit tonë. Ekzekutimi i sanksioneve ndaj të miturve është tepër e ndjeshme ngase, është zona e rrezikut për të ardhmen e tyre nga i cili duhet larguar me mjete e metoda të përvojave më të mira të vendeve demokratike”, theksoi Thaçi.

Gjithsesi, ka theksuar Z. Thaçi, për risocializim të të miturve, gjatë mbajtjes së dënimit ndërmerren të gjitha masat për risocializim por, është e rëndësishme funksionimi i institucioneve tjera edhe për parandalim. Po, theksoi Z. Thaçi, mendoj se rrol të rëndësishëm dhe angazhim kërkohet të gjitha institucionet për parandalimin e dukurive negative tek të rinjtë, apo luftimin e çrregullimeve të cilat duhet të evitohen në familje, ndikimi i shkollës me aktivitetet parandaluese, komunitetit por edhe organet e rendit me qasjen e parandalimit të delikuencës dhe dukurive negative tek të miturit.