Nëna e Beatrix Ramosaj ka ditëlindjen, e bija shkruan fjalët më prekëse për të (Foto)
Beatrix dhe Alban Ramosaj janë dy nga këngëtaret e njohur të skenës shqiptare, që me projektet e tyre bëjnë shumë bujë.
Së fundi, Beatrix ka shfrytëzuar rrjetin social “Instagram” për të uruar nënën e saj për ditëlindjen. Ajo ka shkruar fjalët më prekëse për të, duke falënderuar Zotin për ekzistencën e saj.
“Urime ditëlindjen për gruan më të fortë, më të bukur në këtë planet dhe gruan më të rëndësishme në jetën time @antigonaramosaj ??!! Të qenit e dashur nga ti ka qenë dhurata më e madhe që Zoti më ka dhënë.
Unë nuk e di se si kam qenë kaq me fat që të jem fëmija jot, por kjo është diçka që e falënderoj Zotin për çdo ditë.
Pa ty në jetën time, nuk e di ku do të isha sot.
Mami, nuk ka fjalë të mjaftueshme në univers për të përshkruar se çfarë je ti për mua. Shpresoj që një ditë unë do të jem gjysma e nënës që ke qenë ti për mua.
Kemi kaluar kaq shumë vite dhe ti mami e meriton botën.
Unë nuk mund të jem vajza e përsosur, por unë premtoj se do të bëj çmos dhe gjithçka për të të bërë ty krenare
Je frymëzim im, përgjithmonë do të mbetesh modeli im më i përkryer .
Unë jam kjo që jam sepse je ti ajo që më ke bërë të tillë … Të dua shumë Heroina ime ♥️” ka shkruar Beatrix në postimin e saj./Indeksonline/