23:56 / E Mërkurë, 10 Tetor 2018 / indeksADMonline

Nëna e dëshmorit Edmond Hoxha, s’ngopet duke shikuar shtatoren e djalit të saj

Janë bërë disa vite që kur Edmond Hoxha nuk jeton më në mesin tonë. Ai dha jetën e tij për lirinë e këtij vendi.

Ajo e cila e ndien më së shumti mungesen e Edmondit është padyshim nëna e tij, e cila çmallet duke e shikuar shtatoren e djalit të saj, transmeton Indeksonline.

Është deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ajo e cila ka publikuar një fotografi emocionuese të nënës së dëshmorit Hoxha.

“Sa shtrënjtë e kemi paguar Lirinë! Ne foto Nëna e deshmorit Edmond Hoxha, s’ngopet duke shikuar shtatoren e djalit te saj ne ditelindjen e tij!”, ka shkruar ajo krahas fotografisë të publikuar në Facebook. /Indeksonline/