22:53 / E Hënë, 08 Tetor 2018 / indeksADMonline

Daut Haradinaj kujton shokun e luftës: Pranë teje as plagët s’i kam ndjerë!

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka kujtuar ish- bashkëluftëtarin e tij Fatmir Nimoni.

Haradinaj, me anë të një fotografi të shpërndarë në llogarinë e tij në Facebook, ka kujtuar edhe plagët që i shkaktoi lufta e fundit në Kosovë, transmeton Indeksonline.

“S’më ka dhimtë kurrë kur krah vetës kam pas djemë si Fatmir Nimoni.
E të tillë ka pas shumë.Lavdi.DH “, ka shkruar ai krahas fotografisë.

Ndryshe Fatmir Nimoni ra heroikisht në të njëjtin moment bashkë me Shkëlzen Haradinajn dhe Hasim Halilajn. Ata u vranë derisa po luftonin me forcat serbe me 16 prill 1999./Indeksonline/