22:26 / E Shtunë, 01 Shtator 2018 / indeksADMonline

Nëna e Edi Ramës feston ditëlindjen, kështu e befasoi kryeministri shqiptar

Nëna e Edi Ramës, Aneta sot ka ditëlindjen.

Kryeministri asaj i ka bërë një befasi mjaftë të këndshme. Ai ka postuar në llogarinë e tij Instagram disa fotografi ku duket Zaho, djali i tij teksa troket me buqetë me lule në derën e gjyshes së tij.

“Nona edhe 100❤”, ka shkruar Rama përbri këtyre imazheve të ëmbla./Indeksonline/