15:11 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Nëna e guximshme publikon imazhet e fëmijës së vdekur vetëm disa javësh

Ani pse zemër thyer për humbjen e bebes së saj, Sharran thotë se është falënderuese që pati mundësinë që të shoh dhe ta prek për t’i thënë lamtumirë.

Nëna ka thënë se ishte shumë e lumtur që ka mundur të shoh të birin e saj, i cili ishte vetëm një fetus në barkun e saj kur ai vdiq.

Sherran ka qenë shumë e guximshme dhe e fortë sa fotografitë e fetusit i ka shpërndarë në rrjetet sociale, duke treguar se aborti është negativ.

“Shikojeni atë, duke e mbajtur unë në duart e mija, shiko sa mirë i formuar ishte, jam e mahnitur” ka shkruar Sherran duke shprehur se aborti është mëkat.

Bebja vdiq në barkun e nënës pasi që zemra e tij kishte ndaluar së rrahuri.

“Isha shumë e zemëruar kur fëmijën tim e thërrisnin “fetus”. Nuk më besohej se do ishte vetëm mbetje mjekësore. Isha e zemëruar me këtë fakt.” ka thënë nëna./Indeksonline/