14:11 / E Hënë, 22 Janar 2018 / indeksADMonline

Nëna e vetmuar i dhuron djalit dy organe për të jetuar (Foto)

Iu tha se fëmija nuk do t’i shpëtojë.

Një nënë e devotshme ka rrezikuar jetën e saj për t’u nënshtruar një dhurimi të dy organeve për djalin e saj katërvjeçar.

Sarah Lamont, nga Bellymena, Irlanda e Veriut, së fundmi dhuroi një nga veshkat e saj për djalin e vogël dhe vetëm disa muaj më vonë kirurgët gjithashtu hoqën një pjesë të mëlçisë së saj,transmeton Indeksonline.

Diagnoza me dy sëmundje agresive të organeve para ditëlindjes  së tij të parë-çrregullim i veshkave dhe fibrozë kongjenitale hipatike, një formë e sëmundjes së mëlçisë-mjekët ishin të shqetësuar se Joe nuk mund të mbijetojë pasi që veshkat e tij ishin aq të zgjeruara sa morën tërë barkun e tij dhe  duke i grisur mushkëritë.

Kështu veshkat e djalit u larguan kur ai ishte vetëm disa ditë i lindur dhe ai ka mbetur në dializë qysh atëherë.

Nëna e tij ka thënë se është shumë e kënaqur që mund ta ndihmojë djalin e saj me dhënien e organeve.

Disa muaj pas transplantim, Joe thuhet të jetë më i shëndetshëm se kurrë më parë, dhe se ka arritur të notojë për herë të parë.

Edhe pse ai do të vazhdojë të jetë me ilaqe, jeta e tij është përmirësuar 100%./Indeksonline/