22:42 / E Enjte, 06 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Nëna filmon veten duke lindur në shtëpi binjakët, shpërndanë pamjet në rrjetet sociale!

Procesi i lindjes padyshim që konsiderohet i vështirë. Por, një nënë e tetë fëmijëve ka zbuluar pamjet e lindjës së binjakëve të saj.

Sarah Schmid, 38 vjeç, e cila aktualisht jeton në Francë, ka zgjedhur që të tetë fëmijët e saj t’i lindë në kushte shtëpie, vetëm me prezencën e bashkëshortit të saj.

Schmid, vendosi që procesin e lindjes ta kryejë pa asnjë asistencë mjekësore.

Madje, nëna që lindi binjakë pamjet nuk përtoi t’i shpërndajë në rrjetet sociale.

Në pamje shihet momenti kur sjell në jetë të vegjlit e saj, Samuelin dhe Sarën, tani 10 muajsh.

Ajo tregon se edhe gjatë shtatzënisë nuk ka pasur konsulencë mjekësore, duke zgjedhur që të ketë një shtatzëni dhe lindje plotësisht natyrale.

Pamjet janë bërë virale duke u shpërndarë mijëra herë dhe duke marrë shumë komente, ku mes të cilave disa nëna i tërheqin vëmendjen për vënien në rrezik të jetës së saj por edhe të fëmijëve. /Indeksonline/