08:20 / E Martë, 29 Maj 2018 / indeksADMonline

Nëna kaq krenare për Gigin, ja çfarë imazhi të saj publikon (Foto)

Yolanda Hadid profesionin e saj ua ka trashëguar dy vajzave, Gigit dhe Bellas.

Që të dyjat ato tashmë janë modele shumë të suksesshme dhe me të ardhme të ndritur në botën e modës, transmeton Indeksonline.

Së fundi, Yolanda ka publikuar një imazh të vajzës së madhe, Gigit ku shohim fotosesionin e fundit të saj për prestigjiozen “Harpers Bazar”.

Image result for yolanda hadid

Gigi e veshur tëra në të kuqe dhe me një qenush në dorë, dukej seksi dhe provokuese. Kurse Yolanda duket si nëna më krenare.

“Dashuri dashuri dashuri…. Gruaja në të kuqe, zjarr” ka shkruar Gigi në këto imazhe./Indeksonline/