14:16 / E Premte, 05 Tetor 2018 / indeksADMonline

Nëna transplantoi duart, mezi pret t’ia pastrojë flokët vajzave

Tania Jackson, 42 vjeçe, nga Hull bëhet gruaja e parë në Britani të Madhe ka transplantim të dyfishtë në të dy duart.

Gruaja iu nënshtrua operacionit në Infermierinë e Përgjithshme të Leeds, pasi humbi të dy duart dhe tani mezi pret t’i prek dhe t’i pastrojë flokët e vajzave të saj.

Mamaja e tre fëmijëve, nga Hull, pothuajse vdiq kur humbi të dy duart dhe krahun e majtë në sepsë, transmeton Indeksonline.

Ajo është e bindur  se do të përdor gjithmonë protetikë. Ajo u befasua edhe më shumë kur e pa programin në televizion, e që lajmëronte për gruan e parë që do të vendoset në regjistrin e transplantit të dyfisht të dorës.

Ajo tani ka një krah të ri dhe dy duar të reja dhe ka ndarë historinë e saj së bashku me John-Paul McGrail, 36 vjeç, i cili gjithashtu mori një krah të ri dhe dorëzoi një tjetër.

John-Paul, një këshilltar shitjesh nga Manchester, humbi krahun e tij të djathtë në një aksident trafiku në mars 2006./Indeksonline/.