09:42 / E Mërkurë, 28 Mars 2018 / indeksADMonline

Nenad Rikalo ende i shtrirë në spital, mjeku tregon se çfarë problemesh ka! (Foto+Video)

Ministri në largim i Bujqësisë, Nenad Rikalo është shtrirë në spital pas intervenimit të Policisë së Kosovës për ta arrestuar drejtorin e të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Ndonëse ndaj tij nuk kishte asnjë prekje nga forcat policore, mediat beogradase kanë publikuar një fotografi ku ai shihet i shtrirë në një spital.

Lëndime ndaj tij janë abdominale dhe i njëjti është në kujdes intensiv, ka deklaruar mjeku, njëherësh drejtori i Qendrës Klinike Spitalore në Veri të Mitrovicës, Milan Ivanovic.

Përpos tij, në këtë spital janë shtrirë edhe 31 persona të tjerë, transmeton Indeksonline

“Po, janë 31 të plagosur – 17 prej tyre për shkak të lëndimeve të gazit dhe prej të përdorur nga policia. Ndërsa disa prej tyre në kirurgji dhe në departamentin ortopedik

Ndryshe, para dy ditësh, Marko Gjuriq kishte përdorur rrugët ilegale për t`u futur në vend. Ai është arrestuar teksa po mbante një takim me serbët në veri të Mitrovicës.

Njësitet e Policisë së Kosovës kanë kryer arrestimin e tij në mënyrë profesionale për çka edhe u përgëzuan nga krerët e shtetit dhe zyrtarët e lartë. /Indeksonline/