10:18 / E Martë, 27 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Nënë e bijë shumë seksi, kështu i konsiderojnë revistat Verën e Ritën (Foto)

Vera Ora, nëna e këngëtares shqiptare me famë botërore nuk po e “lë keq” sa i përket famës dhe paraqitjes publike.

Së fundi, ajo këtë herë ka qenë pjesë e një artikulli ku krahasohet Vera me Rita Orën e sidomos për veshjet e tyre shumë të ngjashme.

Ata e kanë thënë se ato janë të njëjtat rrova e të njëjtin stil dhe duken të dyja shumë bukur.

Këtë e ka shpërndarë vera në llogarinë e saj në “Instagram” ku i ka falënderuar për artikullin dhe ka dhënë shpjegime rreth jetës të saj.

“Faleminderit! Por kjo është vetëm një hobi për relaksim i imi! Shëndeti mental si psikiatre është puna ime me orar të plotë që është po ashtu shumë e rëndësishme” ka shkruar Ora./Indeksonline/