21:59 / E Enjte, 21 Mars 2019 / indeksADMonline

Nënkryetari i Podujevës tregon të vërtetën: Nuk më ka sulmuar askush

Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari ka mohuar kategorikisht lajmin se është sulmuar sot gjatë ditës nga Osman Jashari ish- drejtor për punë sociale.

Ai ka thënë se me personin në fjalim për të cilin thuhet se e ka sulmuar nuk ka kurrfarë raporte.

“Jo nuk është aspak e vërtetë, nuk më ka sulmuar askush. Me atë person nuk kam kurrfarë raporte as të mira as të këqija. Nuk e di pse dhe nga ky lajm”, ka thënë ai shkurt në një bisedë për Indeksonline.

Indeksonline ka provuar të kontaktojë edhe me Jasharin, mirëpo kontakti me të ka qenë i pamundur.

Megjithatë, disa medie raportuan se përleshja ka ndidhur për shkak të një mospunësimi të një të afërmi të Osman Jasharit.