22:32 / E Diele, 17 Shkurt 2019 / indeksADMonline

“Nënshkrova shumë dokumente e kontrata, por asnjë nuk vlen më shumë se nënshkrimi i deklaratës së pavarësisë”

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka përkujtuar sot momentin e nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë në vitin 2008.

Pacolli ka thënë se në jetë ka firmosur shumë dokumente, kontrata dhe marrëveshje, por asnjë, nuk vlen më shumë se nënshkrimi i kësaj deklarate.

Pacolli është njëri nga nënshkruesit e kësaj deklarate e cila padyshim ka një vlerë të madhe për secilin kosovar, sidomos në shënimin e përvjetorëve të Pavarësisë së Kosovës.

Postimi i plotë:

Në jetë kam firmosur shumë dokumenta, kontrata dhe marrëveshje. Por asnjë, nuk vlenë më shumë se nënshkrimi i deklaratës së pavarësisë. Është ndër dhuratat më të bukur nga Përendia!