21:03 / E Martë, 22 Janar 2019 / indeksADMonline

Nëpër borë e nëpër shi sot Kosova ka ushtri

Me një ceremoni të organizuar dje në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës ku solemnisht u zbulua pllaka me mbishkrimin Ministria e Mbrojtjes, ka nisur edhe procesi i tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës.

E në kohën kur ushtria po merr formën e saj, pjesëtarët e FSK-së kanë shpeshtuar trajnimet dhe ushtrimet fizike në terren.

Indeksonline ka siguruar disa foto ku pjesëtarët e FSK-së shihen të armatosur teksa po ecnin nëpër male të mbuluara me borë.

Madje pjesë e ushtrimeve të tyre ishin edhe automjetet e blinduara./Indeksonline/