15:48 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Nervozohet Daçiq: Qëndrimi i Haradinajt për taksen tregon marrëzinë e liderëve të Prishtinës

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë sot se taksa 100% ndaj produkteve serbe nuk do të tërhiqet deri atëherë kur Serbia do ta njoh shtetin e Kosovës.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar Ministri i Punëve të Jashtme në Serbi, Ivica Daçiq.

Ai ka thënë se mesazhi i Haradinajt se taksa do të ulet atëherë kur Serbia e njeh Kosovën, tregon marrëzinë e përgjithshme të liderëve të Prishtinës.

“Ky mesazh i Haradinajt duhet të ndriçojë dritën e kuqe tek fuqitë perëndimore që të ndikojnë tek Prishtina për të tërhequr këtë masë të pamend”, ka thënë Daçiq./Indeksonline/