11:36 / E Hënë, 06 Korrik 2020 / C E

Nëse dështon Wilderi, Fury do të përballet me boksierin britanik

Trilogjia e peshave të rënda në boks midis Tyson Furyt dhe Deontay Wilderit është në dilemë.

Boksieri amerikan nuk është ende gati për t’u rikthyer në ring pas një operacioni dhe mbi të gjitha pas “goditjes” psikologjike që ai mori pas humbjes.

Për këtë arsye, britaniku Tyson Fury mund të përballet me patriotin e tij Dillian Whyte, ku do të mbrojë titullin kampion bote të kategorisë WBC.

Madje kjo sfidë, sipas WBC-së, mund të zhvillohet brenda këtij viti, pasi Whyte është i mandatuar prej saj.

Gjithçka do të varët nga dëshira e Wilder, nëse do të duelojë për titullin këtë vit apo jo.

White do të mbrojë titullin e përkohshëm të këtij divizioni ndaj Alexander Povetkinit, më 22 gusht dhe në rast se fiton mund të duelojë ndaj Furyt në fund të këtij viti.

Mauricio Sulaimani, presidenti i WBC-së, tha: “Nëse palët arrijnë marrëveshjen kjo sfidë britanikësh mund të zhvillohet që këtë vit. Fillimisht do të mësojmë se çfarë do të bëjë Wilderi dhe më pas e ka radhën i mandatuari nga ne”.