09:42 / E Enjte, 11 Tetor 2018 / indeksADMonline

Nëse e keni veturën te stadiumi “Fadil Vokrri”, largojeni menjëherë

Federata e Futbollit e Kosovës njofton qytetarët që i kanë të parkuara veturat përreth stadiumit “Fadil Vokrri”, që t’i largojnë ato menjëherë.

Çdo veturë e mbetur  do të konfiskohet nga kompanitë përgjegjëse për largimin e veturave.

FFK-ja  kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe beson në bashkëpunim të ndërsjellë.