13:53 / E Premte, 20 Korrik 2018 / indeksADMonline

Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë policinë

Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim të dyshuarin nga Tërbovci i Lipjanit, Emrush Gashi, i cili dyshohet se e vrau vëllain e tij Mali Gashin 54-vjeç, javën e kaluar. Emrushi që nga kryerja e krimit është në arrati ndërsa autoritetet e rendit sot e kanë publikuar fotografinë e tij.

“Referuar rastit të vrasjes që ka ndodhur në fshatin Tërbovc– KK Lipjan, më datë 14.07.2018, ku një person (mashkull) M.G 54 vjeç,është vrarë nga arma e zjarrit, Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë me urdhëresë të Prokurorisë së shtetit, shpallë në kërkim personin e dyshuar: Emrush (Bajram) Gashin.

Të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen apo çfarëdo informacioni tjetër që lidhet me rastin ta njoftojnë policinë në numrat 192 si dhe 044-506- 091./Indeksonline/