10:06 / E Mërkurë, 03 Qershor 2020 / indeksADMonline

Nëse je me LDK-në dhe Barcelonën, sot keni 2 arsye për “festë”!

E mërkura e sotme po duket të jetë me plot ngjarje në fushën politike, por edhe sportive.

Derisa në Kosovë pritet votimi i Qeverisë “Hoti”, ngjarjet sportive në Evropë po marrin hov gjithnjë e më shumë.

Kështu, Barcelona sot thuhet se e ka përmbyllur marrëveshjen me Lautaro Martinezin.

Sulmuesi i Interit ka arritur marrëveshje 5- vjeçare me katalonasit.

Në bazë të marrëveshjes, argjentinasi do të përfitojë 12 milionë euro në sezon te Barça.

Krejt çfarë ka mbatur për t’u diskutuar në këtë marrëveshje është çmimi i saktë i lojtarit, i cili flitet se do të jetë mes 80 e 90 milionë eurove.

Nuk përjashtohet që në këtë pazar të futen edhe dy lojtarë të ri të Barcelonës, apo edhe Arturo Vidal./Indeksonline/