Nëse nuk do të ishte Messi, Barcelona do të ishte në vendin e 11-të
Ekipi i Barcelonës është duke pasur një sezon jo të mirë në La Liga.
Përveç Ter Stegenit dhe Lionel Messit, të tjerët nuk po janë në nivelin e duhur, transmeton Indeksonline.
Rëndësin e Messit në ekip e tregon edhe statistika se argjentinasi ka shënuar ose asistuar në 19 gola në ligë që nga koha kur Setien u bë trajner i Barcelonës. Nëse e përkthejm në përqindje, atëherë i bije që Messi ka marrë pjesë në 83% të golave.
Po të mos ishin golat apo asistimet e Messit këtë sezon, Barcelona do të ishte në pozitën e 11-të.
Klubi katalunas duhet të sjellë ‘gjak’ të ri sezonin e ardhshëm për ta freskuar ekipin dhe të largoj disa nga lojtarët që janë në moshë./Indeksonline/