15:19 / E Shtunë, 06 Janar 2018 / indeksADMonline

Nëse pëlqeni performancat, Audi RS4 e re është makina e duhur

Audi RS5 nuk është lavdëruar aq shumë nga mediat automobilistike, madje duke aluduar në atë që nuk e meriton distinktivin RS.

Por, e njejta nuk vlen edhe për RS4. Kjo super-makinë është konsideruar gjithmonë si një nga modelet më të mira të përformancës dhe gjenerata e fundit shfaqet e përmirësuar në cdo aspekt.

Twin-turbo 2.9 litërsh V6, gjeneron 444 kuaj fuqi (456 PS) , ndërsa është më i lehtë për 30 kg se sa parardhësi i tij.

Kjo makinë sprintin 0-100 km/orë e arrin për vetëm 4,1 sekonda , ndërsa limiti i shpejtësisë është 250 km/orë.

Sistemi quattro i RS5 ka një ciftrrotullues të ndarë nga 60/40 , që ndihmon më tej dinamikën e gjeneratës së re RS4.

Më poshtë mund të shikoni një rishikim të kësaj makine në rrugët e bukura të Spanjës. /IndeksOnline/