23:59 / E Shtunë, 07 Prill 2018

Nëse Premier League do kishte nisur në janar, City s’do të ishte në vend të parë

Nëse kampionati anglez do të kishte nisur në 1 janar 2018, Manchester City nuk do të ishte në vendin e parë.

Skuadra e Pep Guardiola, që kryeson me 14 pikë avantazh ndaj Manchester United, ka pësuar dy humbje në këtë vet kalendarik, pasi e mbylli pa asnjë humbje 2017-n.

Në 15 ndeshje të luajtura në 2018, City ka grumbulluar 35 pikë, dy pikë më shumë se Liverpool dhe Manchester United, por një pikë më pak se Tottenham.

Skuadra e drejtuar nga Manuel Pochettino, që renditet në vendin e katërt të kampionatit, ka grumbulluar 36 pikë në 15 ndeshjet e vitit 2018 me 11 fitore, 3 barazime dhe vetëm 1 humbje.

Londinezët morën 31 pikë në 17 ndeshjet e para dhe 36 pikë në 15 ndeshjet e tjera…