14:23 / E Diele, 28 Tetor 2018 / indeksADMonline

Klubet angleze bashkëndjejnë për incidentin në Leicester

Klubet e Premier Leagues janë bërë bashkë mbrapa Leicester Cityt pasi helikopteri i pronarit të klubit u rrëzua afër stadiumit, ”King Power”.

Helikopteri në pronësi të Vichai Srivaddhanaprabha është rrëzuar afër stadiumit, ”King Power” pas barazimit, 1-1 me West Hamin.

Leicesteir konfirmoi se me rastin është duke u marrë policia dhe se njësitet emergjente reaguan menjëherë pas këtij incidenti.

Premier League clubs show support after helicopter crash

Dhe klubet si Manchester Unitedi, Manchester City, Liverpooli, Chelsea, Tottenhami, West Hami e të tjera u solidarizuan me Leicesterin, transmeton IndeksOnline.

Man Unitedi shkroi në Twitter: ”Mendimet e të gjithë neve në Manchester United janë me Leicester Cityn dhe të gjithë të prekurit nga incidenti në King Power”.

Ndërsa, postimet e klubeve tjera mund t’i gjeni më poshtë./IndeksOnline/