13:13 / E Mërkurë, 05 Shtator 2018 / indeksADMonline

Premier League do ta testojë VAR-in në shtator

Premier League pritet ta testojë VAR-in, me shpresën se mund të funksionojë dhe mund të implementohet përherë.

VAR-i pritet të testohet në Premier League me fillim nga ora 16:00 më 15 shtator.

Sezonin e kaluar, klubet e Premier Leagues votuan kundër funksionimit të VAR-it këtë sezon. Megjithatë, ky sistem u testua në disa ndeshje të FA Cup dhe Carabao Cup sezonin e kaluar.

Klubet në kampionatet tjera votuan duke e pranuar këtë teknologji, e cila u përdorë edhe në Kampionatin Botëror në Rusi, transmeton IndeksOnline.

Image result for var

Tani, zyrtarët e Premier Leagues duan që ta dëshmojnë se ky sistem është i përshtatshëm për elitën e futbollit anglez për sezonin e ardhshëm.

Kështu, testimi i VAR-it në Angli do të ndodhë në ”Stockley Park”, afër Heathrow, ku do të shihet funksionimi i kësaj teknologjie nga afër.

Gjyqtarët e ndeshjes nuk do të kenë lidhje direkte me zyrtarët e VAR-it për këtë testim./IndeksOnline/