11:00 / E Martë, 18 Shtator 2018

Salah i bindur se Liverpooli mund ta fitojë Champions Leaguen

Mohamed Salah është i bindur se Liverpooli mund ta fitojë Champions Leaguen pasi skuadra e Jurgen Klopp dështoi në finalen e sezonit të kaluar.

Salah ishte lënduar pas një dueli me Sergio Ramos, kapitenin e Real Madridin në finalen e majit, dhe gabimet e Loris Karius, bën që madrilenët ta fitojnë titullin e tretë radhazi të Champions Leagues.

Liverpooli e hapë kampanjën e re në Champions League me një përballje ndaj Paris Saint-Germain në ”Anfield” sonte, teksa në grupin C, ”Të Kuqtë” kanë përballë edhe Napolin dhe Crvnea Zvezdën.

Dhe Salah është optimist për gjasat e Liverpoolit për ta fituar këtë kompeticion, transmeton IndeksOnline.

Image result for mohamed salah

”Sezonin e kaluar, ne e kemi eliminuar Manchester Cityn, më pas Romën, skuadër e cila eliminoi Barcelonën në çerekfinale”, tha Salah për France Football.

‘Ishin ndeshje të mrekullueshme. Kemi luajtur ndaj skuadrave që kanë sfiduar për titull, dhe ne e kemi arritur finalen. Pra, natyrisht se mund ta bëjmë sërish!”.

”Jam i sigurtë se mund ta fitojmë. Madje, mund t’i fitojmë të dyja – Champions Leaguen dhe Premier Leaguen. Nuk dua të vë presion, por, çdo gjë është e mundur”.

”PSG ka një skuadër të fortë dhe individë të mirë. Nuk mund të pres që të luaj ndaj tyre. Pres një ndeshje interesante dhe intensive”./IndeksOnline/

Image result for mohamed salah