10:26 / E Diele, 10 Qershor 2018 / indeksADMonline

Nëse shoqja e ngushtë dhe i dashuri bëjnë këto sjellje, atëherë diçka nuk shkon!

Nëse partneri juaj është gjatë gjithë kohës në mendjen e shoqes suaj të ngushtë, atëherë ju duhet vërtet të brengoseni sepse diçka këtu nuk shkon.

Ndoshta ju nuk e mendoni se një gjë e tillë mund të ndodh, por kujdes sepse ajo mund t’ua marr të dashurin.

Nëse shoqja dhe i dashuri kanë këto shenja, atëherë hapni sytë e bëni katër:

  1. Shoqja di gjëra për të dashurin tuaj që ju nuk i dini

Nëse shoqja di detaje për të dashurin tuaj, për të cilat ju as nuk ishin në dijeni, duhet të dyshoni, sepse kjo gjë nuk është normale. Çfarë është ky interes?!

  1. Njerëzit e tjerë e kanë vërejtur këtë gjë

Thuhet se ku ka zë, nuk është pa gjë. Kjo nuk do të thotë se është e sigurt, por duhet të hiqni dyshimet tuaja. Mos i neglizhoni zërat që ju vijnë nga të tjerët, sepse ato paralajmërojnë diçka.

  1. Brenda çdo bisede kanë shaka brenda

E mbani mend që kur keni filluar të bëni shaka me partnerin tuaj, lidhja u forcua? Por, nëse shoqja juaj bën të njëjtën gjë me burrin tuaj?! A është mjaftueshëm arsye kjo të dyshoni?

Ju duhet të pyesni veten: “Ku e gjetën kohën për të pasur këtë lloj lidhjeje?” Duhet të filloni të dyshoni.

  1. Ajo ju thotë shpesh ta ftoni edhe burrin kur dilni

Nëse ajo, insiston që ta ftoni edhe të dashurin kur dilni së bashku, kjo tregon se diçka këtu nuk shkon. Duket qartë se ka interes ndaj tij, prandaj kujdes!

  1. Sa herë që takoheni të tre, ajo rregullohet më shumë se zakonisht

Një person rregullohet më shumë se zakonisht, vetëm kur do takojë dikë që pëlqen. Nëse e vini re këtë gjë, ajo po rregullohet pikërisht për burrin tuaj!