“Nesër duhet të dalim me pikë nga Tbilisi”, Sylvinho flet para ndeshjes me Gjeorgjinë
Shqipëria luan nesër në orën 18:00 në Tbilisi të Gjeorgjisë ndeshjen e fundit të muajit tetor për Nations League.
Trajneri i Kombëtares, Sylvinho i ftuar në konferencën zyrtare të shtypit në pragë të sfidës me Gjeorgjinë i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve të pranishëm.
Braziliani është shprehur: “Kochorashvili është lojtar i madh, por Gjeorgjia ka lojtar të tjerë të mirë me cilësi shumë të mira që mund ta zëvendësojnë. Gjeorgjia ka cilësi përpara dhe luan me kundërsulme. Ne kemi shpenzuar shumë energji në ndeshjen e kaluar. Çekia është shumë fizike dhe kemi harxhuar forcat tona. Kemi arritur vonë në darkë në Tbilisi pasi kemi patur një udhëtim prej 4 orësh për në Gjeorgji.
“Nesër do të zhvillojmë stërvitjen këtu. Është një ndeshje shumë e vështirë ndaj një kundërshtari të fortë por në grup mund të ndodh çdo gjë. E dimë që nëse nesër nuk marrim pikë nuk e arrijmë dot objektivin. Na duhen 3 pikët. Pastaj, mos të harrojmë në nëntor i kemi ndeshjet brenda. Gjeorgjia është shumë e fortë por dhe ne jemi të fortë. Pash ndeshjen mes Ukrainës dhe Gjeorgjisë, ishte një ndeshje 50 me 50. Ju keni lojtarë shumë të mirë. E kam ritheksuar, ky është një grup i balancuar. Willy sagnol po bën një punë shumë të mirë në kombëtare. Megjithë respektin për Gjeorgjinë, ne duam të fitojmë”.