13:39 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Nesër fillon nënshkrimi i peticionit për ndryshimin e ligjit të Gjykatës Speciale

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së do fillojnë nesër me nënshkrimin e Peticionit për ligjin e Gjykatës Speciale.

Përmes një njoftimi në media, ata kanë treguar se nënshkrimi i peticioni fillon nesër në orën 11:00.

Përmes kësaj ata kërkojnë që Kuvendi i Kosovës të bëj ndryshimin dhe plotësimin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, për çështjen diskriminuese ndaj Kosovës, transmeton Indeksonline.

“Njoftoheni se nesër më 15 dhjetor 2017 ora 11:oo, në sheshin Skënderbeu, Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, do të fillojnë me nënshkrimin e Peticionit, përmes të cilit kërkojnë që Kuvendi i Kosovës të bëjë ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, për çështjen diskriminuese ndaj Kosovës”, thuhet në njoftimin e OVL-UÇK./Indeksonline/