20:43 / E Diele, 28 Janar 2018 / indeksADMonline

Nesër mbledhja e Qeverisë, a do diskutohet për Specialen?

Mbledhja e radhës e Qeverisë së Kosovës do të mbahet nesër, duke filluar nga ora 11:00.

Kështu ka paralajmëruar Zyra për Komunikim me Publikun, duke treguar se në këtë mbledhje do të marr pjesë edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, shkruan Indeksonline.

Megjithatë, ata nuk kanë bërë të ditur se për çka do të diskutohet në këtë mbledhje.

Kështu, nuk dihet nëse do të diskutohet edhe për kërkesën e 43 deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Ndryshe, Kryesia e Kuvendit javën e kaluar e ka proceduar për në Qeveri- kërkesën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale./Indeksonline/