23:41 / E Martë, 26 Dhjetor 2017 / k.v

Nesër mblidhen tre ministrat e Nismës

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani nesër do të mblidhen në një aktivitet që e kanë organizuar së bashku, transmeton Indeksonline.

Të tre ministrat e Nisma për Kosovën do të nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi në mes të tri institucioneve, për fushat të cilat ndihmojnë sektorin privat në të gjitha drejtimet, në aftësimin profesional të kuadrove, organizmin e shkollave profesionale, rritjen ekonomike dhe mirëqenien sociale.

Ministrat e Nismës janë vlerësuar nga organizata të ndryshme dhe qytetarët për punën e bërë dhe vendimet që kanë marrë në 100 ditët e para të qeverisë Haradinaj./Indeksonline/