75 Mall Live Search
20:20 / E Premte, 02 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Nesër meçi i Haxhi Krasniqit, mund ta ndiqni në këtë televizon (Foto)

Haxhi Krasniqi do të rikthehet nesër përsëri në ring për tu ndeshur me kampionin e Polonisë në boks, Bartlomiej Grafka.

Dueli do të zhvillohet në “Halle an der Saale”.

Meçi fillon nga ora 20:00 dhe do të transmetohet në DigitAlt, në kanalet e Super Sport.

Poashtu, në parameçe do të boksojnë edhe du shqiptarë të tjerë, Jurgen Uldedaj e Elvis Hetemi./Indeksonline/